Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën 32-vjeçarja nga Londra, dyshohet për… Një kamion ka marrë flakë në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë.
Kamioni, me drejtues V. M., ka marrë flakë në ecje e sipër rreth orës 19:30.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel