Edhe pse monedhat e huaja e kanë nisur javën me një rritje të lehtë kundrejt lekut, ato sërish janë zhvlerësuar deri më 20% nga një vit më parë.
Në kursin valutor dy valutat kryesore euro dhe dollari vijojnë të këmbehen përkatësisht me 101.07 dhe 91.15 lekë. Përveç hyrjeve nga turistët, remitancat dhe investimeve të huaja, edhe qeveria po luan një rol në forcimin e lekut kundrejt monedhave të huaja.
Janë rreth 46 miliardë lekë suficit në buxhet që nuk janë shpenzuar sipas planifikimeve, ndërkohë të ardhurat në buxhet janë rritur duke nënkuptuar më shumë taksa, dhe më pak lekë në qarkullim, ndërsa faktori i tretë është edhe eurobondi i marrë nga tregjet e jashtme.
Ekspertët mendojnë se institucionet duhet të jenë më të kujdesshme në këtë periudhë
Institucionet duhet gjithashtu të shtojnë luftën ndaj pastrimit të parave sipas ekspertëve duke ndalur flukset që prishin balancat e tregut.
Top Channel