Kalon ligji për studentët e mjekësisë, miratohet në parlament edhe kanabisi mjekësor

21/07/2023 12:21

Pas mesnatës dhe orëve të gjata plot debate në një seancë maratonë, kuvendi miratoi ligjin e ri për studentët e mjekësisë duke i kushtëzuar në marrjen e diplomës për 5 vjet.

 “Shiheni me kujdes, nëse juve mendoni që përfitimet që ky ligj ofron, janë të mira dhe ju shërbejnë, firmosni marrëveshjen, vazhdoni studimet dhe çdo qindarkë që paguhet për arsimimin tuaj, për ju do të jetë falas dhe juve do të gjeni menjëherë punë, ndërkohë që 10 vite para, këta që flasin broçkulla, nuk gjeje dot punë në mjekësi sepse ndaheshin ato si qoka politike”, shprehet Tani Gogu.

“Prindërit e tyre në shumë raste kanë shitur dhe shtëpitë, në shumë raste kanë marrë kredi për t’i arsimuar për plot gjashtë vite, gjashtë vite sakrifica, gjashtë vite mund, gjashtë vite të pagesave të shtëpive me qira, shpenzime të tëra për të jetuar në Tiranë plot gjashtë vite dhe ju çfarë bëni? Mbani peng diplomën për pesë vite ose duhet të paguajnë shtrenjtë. Pra një tjetër kredi plus për pesë vite nëse duan të largohen jashtë vendit”, është shprehure Lindita Mealiaj.

Një tjetër projekt ligj shumë i debatuar ishte ai për nisjen e prodhimit në vendit tonë në mënyrë të kontrolluar të kanabisit për qëllime mjekësore.

Argumentet e sjella në këtë projektligj nuk bindën tre ligj-vënësit socialist Pandeli Majko, Erion Brace dhe Fatmir Xhafajt të votonin pro. Ata abstenuan. Fatmir  Xhafaj ish-ministër i Brendshëm i përfshirë në luftën anti kanabis dha këtë shpjegim për abstenimin.

“Jam përpjekur ta shoh edhe unë këtë projekt si biznes të nevojshëm si një mundësi për të fituar më shumë në buxhetin e shtetit dhe prapë më dalin disa pyetje, përgjigjet e të cilave nuk më bindin në këto momente dhe kështu si është ndërtuar ky projektligj. Nëse është thjesht aktivitet biznesi pse duhet licensuar dhe kontrolluar ky operacion nga Ministria e Shëndetësisë? Ky është një biznes prodhimi dhe kultivimi për eksport dhe jo për përpunim mjekësor në territorin e vendit tonë”,  u shpreh Fatmir Xhafaj.

E fundit seancë plenare për këtë sesion parlamentar krahas debateve të forta nuk i mungoi edhe përplasja me ofendime mes socialistit Erjon Brace dhe demokratit Erion Brace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA