Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Rusia mund të sulmojë anijet me civilë në Detin e Zi

20/07/2023 09:02

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia mund të zgjerojë sulmet ndaj objekteve ukrainase të lidhura me drithërat, duke vënë në shënjestër edhe anije civile në Detin e Zi.

Adam Hodge, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë kanë informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur mina detare pranë porteve të Ukrainës. “Ne besojmë se kjo është një përpjekje e koordinuar për të justifikuar çdo sulm kundër anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për këto sulme,” tha ai.

Zoti Hodge tha se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë në portet ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsideroheshin transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake dhe tha se informacioni i SHBA-së tregonte se Rusia kishte vendosur mina shtesë detare në afrimet drejt porteve të Ukrainës.

“Rusia vuri në shënjestër me raketa dhe dronë më 18 dhe 19 korrik portet e eksportit të grurit të Ukrainës në Odesa, duke shkatërruar infrastrukturën bujqësore dhe 60,000 tonë drithë”, tha ai.

Zoti Hodge tha se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë drejt porteve ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsiderohen transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake.

Shefja e USAID-it, në Kiev Samantha Power THA SE “të gjitha vendet dhe udhëheqësit e tyre duhet të dënojnë publikisht vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga një nismë që synonte dërgimin e ushqimit nga Ukraina në pjesën tjetër të botës”, duke shtuar se dy të tretat e drithit që u transportua në bazë të marrëveshjes, kishin shkuar në vendet në zhvillim.

 

Top Channel