Begaj në konferencë me homologen sllovene: E nevojshme një linjë ajrore direkte Lubjanë-Tiranë për shtimin e turistëve

23/05/2024 11:56

Presidenti Bajram Begaj gjatë një konference për shtyp me homologen sllovene, Nataša Pirc Musar theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer politik mes dy vendeve duhet të reflektohet edhe në ekonomi.

Begaj: Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira që bazohen në interesa dy palëshe por edhe në vlera të përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët evropiane. Shqipëria dhe Sllovenia mike garanci e shtuar e  bashkëpunimit tonë të suksesshëm. Ju falënderoj për mbështetjen që Sllovenia ka treguar për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Roli juaj është një prej dëshmive të shumta. Jemi të gatshëm të punojmë fort për ta bërë realitet këtë plan. Vlerësoj kontributin e Sllovenisë për pjesëmarrjen e trupave të KFOR në Kosovë. Shqipëria është një zë i fuqishëm i integrimit euro-atlantik të rajonit. Jemi të interesuar për një rajon në paqe, të integruar në rajon dhe BE.

Presidenti theksoi gjithashtu se është e nevojshme që të krijohet një linjë ajrore direkte Tiranë-Lubjanë.

Begaj: Shqipëria mirëpret investime direkte sllovene. Ftoj sipërmarrësit sllovenë që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. Të rrisim kontaktet mes qytetarëve tanë linjë ajrore direkte mes Lubjanës dhe Tiranës do të ishte mundësi e mirë jo vetëm për shtimin e kontakteve direkte por edhe për rritjen e turistëve.

Top Channel