Kallashnikov dhe plumba në mes të Selitës! Kush është Jakup Shahu/ U dënua në 2011 për vrasjen e një 28-vjeçari. Kishte lidhje jashtëmartesore me gruan e viktimës

23/05/2024 08:53

Detaje të tjera kanë dalë për Jakup Shahun i cili ka një të kaluar të errët.

Ai është dënuar me 13 vite burg për vrasjen e një 28-vjeçari në Selitë të Tiranës në vitin 2011, për motive xhelozie. Një sherr ka ndodhur mes banorëve të komunitetit rom në atë kohë në Selitë, ku Jakupi ka vrarë me kallashnikovë Arjan Mejdanin ndërsa shoku i tij Agron Isiu, plagosi dy të tjerë, babain e viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi. Ata tentuan të arratiseshin, por i mbaroi karburanti i makinës dhe u kapën nga policia.

Sherri mes njërit prej autorëve, Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani. Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit. Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin. Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta.

Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë. Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.

Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një makinë që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre, ku Arjani ndërroi jetë 15 minuta pasi mbërriti në spitalin e Traumës dhe u plagosën dy familjarët e tij.

Top Channel