“Këto mund të jenë ato që mund të mbeten shtatzënë”/ VIDEO monstruoze të grave të mbajtura peng nga Hamasi, shihen me gjak dhe…

23/05/2024 08:28

Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi publikuan të mërkurën një video rrëqethëse që tregon keqtrajtimin e grave të mbajtura nga grupi terrorist.

“Ky është realiteti që po durojnë” theksojnë familjet e pesë ushtarëve femra të cilat në video i shohim duke u kërcënuar me armë nga terroristët e Hamasit. Videoja tregon arrestimin e pesë grave nga terroristët e Hamasit më 7 tetor 2023 , kur këta të fundit sulmuan bazën ushtarake Nahal Oz në jug të Izraelit

Ato janë të gjitha të tronditura, madje dy prej tyre kanë gjak në fytyrë dhe rroba. “Bëni foto,” thotë dikush. Pastaj i vendosin të ulen në dysheme dhe u thonë se ” vëllezërit tanë u vranë për shkakun tuaj. Ne do t’ju vrasim . “Këto janë vajzat që mund të mbeten shtatzënë”, thotë dikush. Më pas, gjithmonë nën kërcënimin e armëve, i ngarkojnë në një xhip.

Pamjet u kapën nga kamerat e trupit të mbajtura nga terroristët e Hamasit atë ditë teksa ata sulmuan bazën pranë kufirit të Gazës. Ata janë Liri Albag, Karina Ariev, Agham Berger, Daniela Glimboa dhe Naama Levy .

Familjet thonë se “videoja shqetësuese është realiteti i Agam, Daniela, Liri, Naama, Karina dhe 123 të tjerë të mbajtur peng për 229 ditë. Videoja është një dëshmi e dështimit të kombit për të rikthyer pengjet, të cilët janë braktisur prej 229 ditësh. Qeveria izraelite nuk duhet të humbasë asnjë moment tjetër, duhet të kthehet sot në tryezën e bisedimeve!”.

Edhe sot e kësaj dite, të pesë gratë mbahen peng. Dy gra të tjera u rrëmbyen gjithashtu, njëra prej të cilave u lirua dhe një tjetër u vra nga Hamasi, trupi i së cilës u riatdhesua.

 

Top Channel