Inside Story/ Ish-drejtuesi i Sigurimit zbulon takimin me Ramiz Alinë: E paralajmëruam për bustin e Enverit…

22/05/2024 22:26

Ramiz Alia nuk donte ta pranonte që busti i Enver Hoxhës do të rrëzohej dhe nuk dha asnjë direktivë se si të shmangej përgjakja. Sipas rrëfimeve të ish oficerit të Sigurimit të Shtetit në atë kohë kishte edhe njerëz me potencial të lartë politik e kulturor që mund tu rrezikohej jeta.

‘Ne i thamë Ramiz Alisë ta heqim vetë me kombinacion me pretekstin se do të bëhet posta qendrore dhe shmangim konfliktet. Mirëpo ai qëndroi fortë tha se rrëzon njeri Enver Hoxhën dhe ndodhën ato që ndodhën. Pra ishin të bindur dhe meqë dështoi varianti i bustit ju kthyen bllokut. Donin të digjnin dhe bllokun prandaj ne u detyruam ti themi Berishës merr masat sepse mund të shkaktohen ngjarje që se dinim se si do të vinin. Për shkak të informacioneve që kishim dhe të lojërave që bëmë brenda turmës ne e shmangëm këtë rrezik dhe fat që dyshuam se Neritan Cekën mund ta godisnin dy persona u afruan por ne kishim vendosur një grup vëzhgimi të fshehtë sepse e ndjenim që diçka mund të ndodhte dhe e shmangëm. E tërhoqëm Neritanin duke e rrethuar me forcat tona por mund të ndodhte siç ndodhi me Arben Brocin në Shkodër’ u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Çdo ditë dukej sikur prodhohej një skenar se si të ngjallej frikë dhe terror tek populli. E tillë ishte edhe një ngjarje që mund të kishte shkaktuar shumë viktima por që fatmirësisht u ndalua në kohë. Në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e minatorëve në minerën e qymyrit në Valias. Gjatë kësaj kohë u vu re që një sasi dinamiti ishte zhdukur nga magazina e minierës.

‘Kujtoj që kam raportuar një moment të parë në një ngjarje që ka ndodhur në minierën e Valiasit ku vodhën shumë dinamit dhe lënë plasëse dhe qëllimi ishte të hidheshin nëpër stacionet e autobusëve duke krijuar masakra në radhët e civilëve. Informacionin e raportova në mënyrë urgjente tek oficeri sigurimit dhe personin që do kryente këto akte është arrestuar. Në stacionet ku do hidhej lëndë plasëse ishte 21 dhjetori, në bankën kombëtare dhe në Kinostudio’.

Ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër, kanë mbetur gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Për të shkaktuar trazira në vend, përsëri në lojë hyri shërbimi jugosllav duke sjellë njerëz të armatosur.

‘Unë kam pasur marrëdhënie me një shtetas kosovar që ishte pedagog në universitet dhe që kishte ardhur në mënyrë ilegale nga Kosova në Shqipëri por që më pati ekspozuar faktin që bashkëpunonte me zbulimin jugosllav dhe unë këtë e kisha raportuar tek sigurimi I shtetit është ky person që më dha skenarin se si do të zhvilloheshin ngjarjet me 2 prillin në shkodër. Do vinte një grup diversionist nga jugosllavia do strehoheshin te një shtëpi private në Shkodër dhe do krijonin terror në shkodër për të krijuar konflikte dhe përplasje politike’

Gjithtë këtë informacion Sigurimi i Shtetit në Tiranë ja kaloi Shkodrës dhe Ministrisësë Brendëshme. Këta të fundit caktuan një grup dhe një makinë që të shkonte për të mbajtur situatën nën kontroll në Shkodër. Mirëpo si për çudi makina u prish në Lezhë.

‘Grupi agjenturor që erdhi nga Jugosllavia është strehuar në një shtëpi të një personi që sigurimi i shtetit e njihte me pseudonimin “Arapi” që ishte agjent i shërbimit Jugosllav. Para se të ndodhte ngjarja kemi kapur Pjetër Abnorin bashkë me shoferin e tij me një pushkë në makinë dhe filluam procedimin. Për të bërë këtë lloj organizimi nga Tirana është nisur me porosi s’po them nga kush, Azem Hajdari. Dhe e fundit pushka që ka vrarë Arben Brocin, është vrarë nga një ndërtesë 2 katëshe nga një pushkë që predha e saj nuk ishte pjesë e armatimit as të policisë dhe as të ushtrisë por nuk u hetua seriozisht’ u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Top Channel