Tre vite kalvar vuajtjesh në gjyqe, Mendy drejt Arabisë Saudite pas fitimit të pafajësisë

18/07/2023 20:33

Benjamin Mendy është në kërkim të një skuadre të re, me mbrojtësin i cili po kërkon të rinisë përsëri karrierën e tij pas tre viteve vuajtje në gjyqe për përdhunim dhe tashmë me fitimin e pafajësisë gjithçka rinis për ish-lojtarin e Manchester City-t.

Ish-futbollisti i Manchester City ishte i akuzuar për përdhunim, por më pas Gjykata në Angli vendosi në favor të tij duke e shpallur të pafajshëm.

Menjëherë pas vendimit, avokati i Mendy u shpreh se francezi është tashmë gati t’ia nisë nga e para me jetën e tij duke lënë të nënkuptohet se mbrojtësi do të vihet menjëherë në kërkim të një skuadre të re.

29-vjeçari tashmë është pa klub, pasi drejtuesit e Manchester City-t në një formë i mbyllën derën, por tashmë, Mendy po studion disa oferta në drejtim të tij, të gjitha nga Arabia Saudite.

Kjo do të ishte një pikënisje e mirë, pasi jo vetëm do të rikthehej në fushën e lojës, por edhe do të përfitonte ekonomikisht, kjo për faktin se në tokën arabe janë të gatshëm të ofrojnë kontrata shumë të larta sa i përket aspektit financiar.

Francezi u bashkua me Manchester City-n në verën e vitit 2017 dhe zhvilloi 75 ndeshje në total duke shënuar edhe dy gola, ndërsa në ta kaluarën ai ka luajtur edhe për Monaco dhe Marseille./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA