Policia e Vlorës nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit që i vuri flakën tre automjeteve në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

TCh ka siguruar momentin kur personi i paidentifikuar hedh lëndë djegës dhe i vë flakën makinave në lagjen 28 nëntori.

Nga pamjet duket se autori ka djegur edhe veten në përpjekje për t’i vënë zjarrin makinave. Në dy prej tyre është përdorur lëndë djegëse, ndërsa mjeti i tretë ishte mes tyre dhe është shkrumbuar si rrjedhojë e flakëve. Një prej pronarëve, Nerizan Hoxha thotë se nuk ka konflikte me askënd.

Policia ka marrë në pyetje pronarët e mjeteve ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë për të zbardhur incidentin e parë të këtij lloji pas një periudhe qetësie në Vlorë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA