Fotot/ Rruga që akuzohet për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Gjykata e la në burg

14/07/2023 09:42

Gjykata e Posacme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci dhe në arrest shtëpie Ndoc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballë që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar pamjet me rrugën që akuzohet ish-kryebashkiaku se ka shpërdoruar detyrën.

Tuci dyshohet nga SPAK  me mosveprimet e tij lejoi hapjen e një rruge rurale me gjatësi  1.8 kilometër , që dëmtoi një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor, pronë e bashkisë.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234 milionë lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.” Deklaroi zyrtarisht SPAK .

Mos përmbushja e detyrës sipas prokurorisë antikorrupsion ka sjellë dëme material për shtetin jo vetëm sa i takon shpyllëzimit, por edhe hapjes së një segmenti autorural të pa miratuar nga autoritetet.

Ai ra në pranga hetimi të nisur si fillim në prokurorinë e Pukës që pas gjetjeve shpalli mos kompetencën dhe delegoi hetimet pranë prokurorisë së posaçme.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA