Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg përjetë për Ramis Micin, 38-vjeçari i cili një vit më parë vrau bashkëjetuesen Jetlira Elezin për shkaqe xhelozie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qera në lagjen Skëndërbej në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Pas rreth një viti, prokurori i çështjes Xhelian Seferi ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj Ramiz Micit I akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal.

Top Channel