Kryeministri Rama ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë ditë së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Teksa ka ndarë foto nga takimi, Rama shkruan se shumë shpejt lideri francez do të vijë në Tiranë.

Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë.”– shkruan Rama.

Më herët, kreu i qeverisë, ndau pamje nga Lituania teksa përqafohej me kancelarin gjerman Olaf Scholz, takohej me presidentin e Turqisë Ergodan, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin francez Macron, e shumë krerë të tjerë të pranishëm në samit.

Këtë të mërkurë mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA