Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar një tjetër njoftim për sigurinë lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në qendër të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, disa organizata kanë paralajmëruar zhvillimin e protestave të mëdha në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 12:00.
Ambasada paralajmëron se tubimet mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth.
Për këtë arsye, Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje personelit të saj që të shmangë sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kohës së protestës.
Në njoftimin e sigurisë, Ambasada këshillon: Të shmangen zonat ku zhvillohen protestat. Të tregohet kujdes në rast se ndodhen papritur pranë grumbullimeve të mëdha apo protestave. Të mbahet vëmendja te zhvillimet përreth dhe të ndiqen mediat lokale për përditësime.
Protesta është paralajmëruar në Prishtinë pas dënimit me 81 vite burg, në total, të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), çështje që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë.
Ambasada amerikane thekson se situata mund të sjellë kufizime në qarkullim dhe grumbullime të mëdha në qendër të kryeqytetit gjatë orëve të protestës.
Top Channel