![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vlcsnap-2024-06-25-23h23m24s900_sd-1-800x450.jpg)
25/06 23:34
Bekim Rexhepi nuk është më futbollist i Partizanit.
Ajo që pritej, pas zyrtarizimit të Pano Qirkos, ndodhi këtë të premte.
Klubi kuq, njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me mirëkuptim me Rexhepin, që duhet të gjejë një ekip që i garanton më shumë minuta.
Njoftimi i Partizanit:
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Klubi falënderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij.
Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani.”
Top Channel