I veshur me një këmishë me printe kafshësh, pantallona të shkurtra dhe sandale, Dorian Puka stonon dukshëm me fushën e golfit të një hoteli dhe SPA-je luksoze në Cornish. Por dyshimet nuk janë vetëm te veshja. Vendi i Pukës nuk është mes pushuesve të Carlyon Bay, sepse grabitësi i profilizuar shqiptar që është deportuar dy herë për një sërë krimesh në periferi të Londrës, nuk duhet të jetë fare në Britani.

Megjithatë, në njëfarë mënyre, 28 vjeçari ka arritur t’iu shmanget autoriteteve për të jetuar një jetë luksoze në këtë vend për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer, raporton gazeta Daily Mail të cilës i referohet Top Channel.

Dorian Puka nuk mund të thuhet se ka jetuar nën vëzhgim që kur Forcës Kufitare iu tha se ishte kthyer në janar 2021. Fotografitë nga llogaritë e tij të hapura në rrjetet sociale e tregojnë atë duke lëvizur nëpër kryeqytet me Porsche, Mercedes, BMW dhe Range Rover.

Puka poston foto pandërprerë në restorante të shtrenjta në Perëndim të Londrës, duke u mburrur për jetën magjepsëse britanike dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor. Si për t’iu dhënë një tjetër goditje në fytyrë viktimave të grabitjeve të tij, Puka publikoi foto nga një fundjavë larg në hotelin me katër yje Carlyon Bay pranë St Austell, Cornwall, ku dhomat fillojnë nga 250 £ në natë. Ai u pa duke luajtur golf, shijuar pije buzë gjelbërimit dhe duke vizituar plazhin lokal, me sa duket pa asnjë shqetësim për mundësinë e arrestimit dhe dëbimit.

Pavarësisht se ka bërë pak përpjekje për të fshehur vendndodhjen, Ministria e Brendshme me sa duket nuk ka qenë në gjendje të gjejë grabitësin serial që ka terrorizuar rrethinat e Londrës për gati një dekadë. Megjithëse, kësaj gazete iu deshën vetëm dy javë për ta gjetur atë.

Ne grumbulluam informacione nga mediat sociale, shkrime gazetash dhe inteligjencë nga komuniteti shqiptar për të gjetur Pukën në një apartament me dy krevate prej 250,000 £ në Hounslow, në perëndim të Londrës.

Prona është në pronësi të një kontabilisti. Puka nuk figuron në adresë. Kur e vizituam, ai u pa duke u larguar me një Mercedes CLS Coupe të zezë 60,000 £ për të pirë një kafe me një bluzë të skalitur me fjalët “Shkelësi i fundjavës” dhe “Mos prano asgjë”.

Ai u pa duke marrë miqtë dhe pitbullin e tij për xhiro me një autokolonë makinash që përfshijnë gjithashtu një Porsche Cayenne 75,000 £, një Mercedes G-Wagon £ 130,000 dhe një BMW X5 55,000 £. Puka u pa gjithashtu duke shijuar mbrëmjet në baret lokale me shisha, shëtitjet në park dhe duke vizituar kafene, të gjitha pa pasur frikën e një agjenti të Forcave Kufitare apo polici.

Shkelja flagrante e kontrolleve të imigracionit nga Puka është ilustrimi më i fundit i dështimeve të autoriteteve të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar. Grabitësi u burgos fillimisht për nëntë muaj për përpjekjen për të hyrë në një pronë në Twickenham në vitin 2016, përpara se të dëbohej vitin e shkuar. Mirëpo, brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.

Është e paqartë se si ai u rikthye në vend. Ai u kap përfundimisht, teksa ishte i veshur me një orë të shtrenjtë të vjedhur, nga një oficer me rroba civile në Surbiton, në jug-perëndim të Londrës. Puka u burgos për tre vjet e gjysmë, por nuk shkeljet e tij nuk u ndalën megjithëse ishte pas hekurave.

Ai fitoi famë duke postuar foto nga të shkrepura përmes një telefoni kontrabandë, të cilin e siguroi nga të burgosurit e lidhur me grupet e krimit të organizuar. Në njërën foto ku shihej, duke pozuar me një tjetër të dënuar, Puka shkruante: ‘Nga HMP hidhemi në VIP….!!!!’.

Ai u deportua në mars 2020, por u kthye deri në janarin e ardhshëm. Postimet në rrjetet sociale treguan se ai kishte udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës. Në atë kohë, ky informacion iu kalua Forcave Kufitare, të cilët u zotuan se do ta gjurmonin për deportim – por ai ka vazhduar të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar pa pengesa.

Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick ka pranuar deportimin e vetëm të disa qindra shqiptarëve, pavarësisht se mbi 12,000 kanë mbërritur me varka të vogla në 12 muaj.

Britania arriti një marrëveshje të artë me Shqipërinë në një përpjekje për të përmirësuar procesin. Ajo thoshte se të dënuarve që iu ka mbetur vetëm një vit për të shërbyer në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, do të lirohen para kohe dhe deportohen. Por kur BBC foli me 50 shqiptarë të dëbuar sipas kësaj marrëveshjeje në maj, ata thanë se do të përpiqeshin të riktheheshin menjëherë në Britani të Madhe.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Kriminelët e huaj që shkelin ligjet tona nuk kanë vend në Mbretërinë e Bashkuar. Hyrja me vetëdije në Mbretërinë e Bashkuar pa leje është një vepër penale dhe kushdo që ka kryer një vepër të tillë duhet të jetë i përgatitur të përballet me ndjekjen penale dhe largimin.”

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA