Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë për shtyp nga samiti i lartë i BE është pyetur për vazhdimin e paraburgimit të Fredi Belerit pas refuzimit të fundit të autoriteteve shqiptare për t’i dhënë atij një leje të posaçme për tu betuar në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak.

Pata rastin të informoj homologët e mi të BE, ka thënë Mitsotakis për atë që po ndodh sot në Shqipëri dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin që një kryetar i zgjedhur është arrestuar dy ditë para zgjedhjes së tij.

“Ai është ende në burg, sipas nesh me dispozita të dyshimta procedurale dhe këtë e konsideroj një goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjen e Shqipërisë për të respektuar ligjet europiane. Pres që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt. Është një çështje shumë e rëndësishme për ne dhe zgjidhja ose moszgjidhja e saj – uroj për të parën, e theksoj – do të jetë një element i vlerësimit grek të rrugës evropiane të Shqipërisë që fillon tani dhe siç ju thashë bëhet fjalë për një udhëtim të gjatë”, tha Kyriakos Mitsotakis-kryeministër i Greqisë.

Sipas kreut të qeverisë greke respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që kërkon të bëhet pjesë e familjes evropiane.

“Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri. Unë e respektoj plotësisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë. Nga ana tjetër, megjithatë, nuk është një çështje që do ta lë të kalojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia. Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian, duke i informuar kolegët e mi se çfarë po ndodh saktësisht sot me këtë rast”, shtoi më tej ai.

Greqia ka deklaruar Mitsotakis ka qenë gjithmonë protagoniste në përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe duam të ndihmojmë në këtë rrugëtim të vështirë këtë shtete , por gjithnjë  në përputhje të plotë me ligjet dhe të drejtën europiane.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA