Rrezikohet regjistrimi i Gundogan, Barcelonës i nevojiten 50 mln €

28/06/2023 10:09

Barcelona rrezikon regjistrimin e Ilkay Gundogan, pak ditë pasi firmosi dhe zyrtarizoi afrimin e ish-kapitenit të Manchester City. Për shkak të situatës me Fair-Play Financiar.

The Athletic shkruan se kampionët në fuqi të Spanjës, duhet të arkëtojnë të paktën 50 milionë euro nga shitja e ndonjë “ylli”.

Drejtuesit katalanas janë të detyruar të kryejnë një operacion të rëndësishëm në dalje për të regjistruar mesfushorin gjerman në La Liga. Gundogan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Barcelonën. Me opsionin e rinovimit deri në verën e vitit 2026.

Në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe klauzola e shitjes së tij në të ardhmen: plot 400 milionë euro.

“krenar që jam një lojtar i Barcelonës dhe përshëndes gjithë tifozët e mi të rinj. Kur vendosa të ndryshoja skuadër, në mendjen time ishte Barcelona dhe asgjë tjetër.

Që i vogël ëndërroja të vishja një ditë fanellën e Barcelonës. Do të bashkohem përsëri me mikun tim të vjetër, Lewandowskin.

Dhe jam i emocionuar që do të punoj me Xavin. Një trajner që e kam admiruar për një kohë të gjatë”, deklaroi lojtari me origjinë turke gjatë prezantimit./SuperSport

Top Channel