Pezullim dhe gjobë, “grindaveci” Mourinho merr dënimin e radhës

28/06/2023 20:09

Tjetër dënim për Jose Mourinho dhe Romën. Gjykata Federale Kombëtare ka dhënë vendimin për trajnerin dhe klubin verdhekuq për akuzat e luzitanit ndaj gjyqtarit Daniele Chiffi (gjykoi sfidën e 3 majit mes Romës dhe Monzas).

“Specia One” është pezulluar 10 ditë me nisjen e sezonit të ri, çka do të thotë se nuk do të në stolin e verdhekuqve në dy takimet e para të Serisë A për sezonin 2023-2024.

Gjykata Kombëtare Federale, e kryesuar nga Carlo Sica, e dënoi Mourinhon gjithashtu me 50 mijë euro gjobë

Për më tepër, ky institucion i ka vendosur gjobë po në shumën 50 mijë euro edhe Romës.

Top Channel