“Na njeh, kujtesën e ka top”, bashkëshortja konfirmon përmirësimin e Ricos

27/06/2023 10:07

Sergio Rico po e merr veten. Portieri spanjoll i PSG-së, pësoi një dëmtim të rëndë duke u rrëzuar nga kali dhe duke përfunduar në koma (28 maj).

Për fatin e mirë, 29-vjeçari nga Sevilla, qëndroi vetëm tri javë në koma. Rico është i vetëdijshëm dhe ka filluar të komunikojë me familjarët, të cilët nuk i humbën kurrë shpresat se do të rikthehej në jetë.

Gruaja e “gardianit” andaluzian, Alba Silva ka qetësuar tifozët në prononcimin e fundit, duke konfirmuar përmirësimet në gjendjen e portierit të kampionëve të Francës.

Sergio komunikon. Ai na thërret në emër, e di kush jemi, nuk ka probleme me kujtesën. Shpresojmë të dalë sa më shpejt nga terapia intensive, por mjekët duhet të jenë të sigurt. Dhe nuk e kanë vendosur ende.

Jemi të mbushur me besim. Nuk besoj se Sergio e di se çfarë i ka ndodhur, por do të duhet të presim që ai të shprehet vërtet.

Ne thjesht po përpiqemi, tani për tani, për ta bërë të ndihet mirë dhe i qetë”, theksoi bashkëshortja e Ricos./ SuperSport

Top Channel