Zyrtare/ Një adoleshent për ofensivën, Chelsea prezanton goditjen e fundit

24/06/2023 21:34

Dujuan Richards është përforcimi i fundit i Chelsea. “Blutë e Londrës”, me anë të një komunikate zyrtare, kanë njoftuar akordin me 17-vjeçarin.

Talenti xhamajkan vjen nga Phoenix All Stars Football Academy. Dhe do t’i bashkohet klubit të Premier League kontratën zyrtare sapo të mbushë 18 vjeç (10 nëntor).

Richards, i cili luan në majë të sulmit, do të jetë pjesë e Chelsea U18. Pavarësisht moshës së re, ai ka debutuar me kombëtaren e Xhamajkës gjatë marsit të këtij viti. /Supersport

Top Channel