Video/ Barcelona dhe PSG i urojnë ditëlindjen Lionel Messit

24/06/2023 16:18

Lionel Messi mund të jetë larguar nga Paris Saint-Germain dhe të ketë thënë jo për një rikthim në Barcelonë, por asnjëra skuadër nuk e ka harruar ditëlindjen e tij.

Superylli argjentinas ka lindur më 24.6.1987 dhe sot ka mbushur 36 vjeç! Në karrierën e tij të gjatë, ai ka fituar Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa me Barcelonën, ndër të tjera, ka fituar 4 Champions League.

Lionel Messi është gjithashtu futbollisti me më shumë “Topa të Artë” në historinë e sportit, pasi ka 7! Argjentinasi festoi ditëlindjen me familjen në vendlindje, por nuk munguan as urimet e shumta!

Barcelona ka postuar një video nga momentet e mëdha të futbollistit dhe ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen.

 

Përmes një video i ka uruar ditëlindjen edhe skuadra e Parisit, ku ai luajti për dy vite.

 

Top Channel