Thuram tek Interi/ Milani fokusohet në La Liga, një afrikan për sulmin

24/06/2023 20:50

Pasi humbi “derbin” në merkato me Interin për Marcus Thuram, me sulmuesin francez që zgjodhi anën zikaltër të Milanos, kuqezinjtë e Milanit kanë piketuar një tjetër objektiv për sulmin.

Bëhet fjalë për El Bilal Toure, sulmuesin nga Mali. 21-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Almerian, klubin që garon në La Liga.

Gjatë sezonit të fundit, lojtari afrikan shënoi 7 gola në kampionatin spanjoll, duke regjistruar edhe dy asiste. Për El Bilal Toure ka interesim konkret edhe nga Napoli e Atalanta.

Pavarësisht moshës së re, ai ka luajtur 13 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij. Duke gjetur rrugën e rrjetës në 3 raste. Përveç majës së sulmit, El Bilal Toure mund të luajë edhe në krahun e djathtë.

Almeria kërkon 15-20 milionë euro për kartonin e tij. Drejtuesit e Milanit kanë marrë “po”-në e sulmuesit, dhe tani po punojnë për të arritur akordin zyrtar me klubin iberik.

Top Channel