“Paç fat”/ Nga Lazio në Korçë, “gardiani” e mbyll me klubin italian

24/06/2023 22:55

Marco Alia ka arritur prej kohësh akordin me Ardian Takajn, presidentin e Skënderbeut. Ish-portieri i Shqipërisë U19 dhe U21, do të luajë në Superiore me skuadrën korçare prej sezonit të ardhshëm.

23-vjeçari i lindur në Itali, mbrojti portën e Monterosi në Serie C gjatë dy sezoneve të fundit. Ndërkohë që ka dalë nga akademia e Lazios. Duke luajtur me skuadrat U17 dhe U19 të bardhekaltërve.

Alia ka qenë i grumbulluar edhe me ekipin e parë, por pa ia dalë të debutonte me Lazion. Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i ndarjes së tij me klubin Monterosi.

Kemi arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës për të drejtat e paraqitjeve sportive të portierit Marco Alia”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit italian.

Ndërkohë, administratori i deleguar i klubit deklaroi: “Falënderojmë Marcon dhe i urojmë më të mirat një sportisti që do të dijë të bëjë mirë në destinacionin e tij të ardhshëm. Paç fat”.

Alia ka rënë dakord të jetë pjesë e Skënderbeut deri në verën e vitit 2026.

Top Channel