Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt/ Frika nga gjakmarrja, misionarët e paqes tentojnë zbutjen e konfliktit mes dy familjeve
15/01 20:41
Festivali Folklorik Kombëtar nis këtë të shtunë në Gjirokastër, ku për një javë rresht do të ngjiten në skenë 1200 artistë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon është gati skena e qëndisur për festivalin.
Eventi më i madh i folkut rikthehet në kalanë e Gjirokastrës pas 8 vitesh mungese.
Për herë të parë është vendosur që grupet e 12 qarqeve të mos jenë në konkurrim me njëri-tjetrin për të shpalosur vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore shqiptare për të cilat komisioni vlerësues gjykoi se nuk duhet të konkurrojnë. Festivali që është ngjarja më e madhe e kulturës kombëtare shqiptare nisi në vitin 1968 dhe ky është edicioni i 10-të i tij.
Top Channel