Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare, pjesa më e madhe janë gra 15/09 23:00
Bjellorusia, ashtu si Turqia, konfirmoi mbështetjen e saj për Rusinë.
Në deklaratën zyrtare të saj thuhet se Bjellorusia mbetet një aleate e Rusisë dhe se mosmarrëveshjet e brendshme ishin “një dhuratë për Perëndimin”.
Këshilli i Sigurisë tha se nuk mund të “mbetej indiferent ndaj ngjarjeve që po ndodhin në jug të Rusisë” dhe paralajmëroi se rebelimi “mund të çojë në katastrofë”.
Në deklaratë bëhet thirrje që grupet rebele t’i “thërrasin arsyes dhe të gjejnë gjuhën e bashkimit për të ardhmen e vendit”. “Pasojat e asaj që po ndodhin do të jenë të mëdha. Interesat e njerëzve, jetët e qytetarëve të zakonshëm, integriteti i Rusisë janë në rrezik”, thuhet në deklaratë.
Top Channel