Futbolli i shkollave/ FIFA nis trajnimin e mësuesve të edukimit fizik në 116 shkolla

21/06/2023 20:15

Programi i ‘Futbollit për Shkolla’, një projekt bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i mbështetur nga FIFA, nisi zyrtarisht rrugëtimin nga e mërkura e 21 qershorit. 

Ky program që do të zbatohet në 116 shkolla në të gjithë Shqipërinë do të jetë i ndarë në dy faza. Në shtëpinë e futbollit përfaqësues së qeverisë botërore të Futbollit FIFA nisën trajnimin e 116 mësuesëve të edukimit fizik,një program ky që do të zgjasë 3 ditë.

Për të përshëndetur fillimin e këtij projekti ishte i pranishëm edhe ish-kapiteni kuqezi Altin Lala, i cili tregoi eksperiencën e tij se si edhe ai vetë, një nga futbollistët më të suksesshëm të futbollit shqiptarë e nisi këtë karrierë me fitimin e turneut të parë të shkollave që organizoheshin dikur.

Veç pjesës teorike, 116 mësuesit do të zbresin edhe në terren ku do të zhvillojnë pjesën praktike me rreth 200 fëmijë që do të mbushin fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Teksa në fazën e dytë do të përfshihen edhe 416 shkolla të tjera në të gjithë vendin.

Top Channel