Një zjarr ka përfshirë një banesë në Pogradec.

Zjarri ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari, ku si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.

Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA