Mbappe: Nuk vrava njeri me atë letër ndaj PSG-së dhe nuk më intereson se çfarë thonë

16/06/2023 14:24

Kylian Mbappe reagon publikisht mbi situatën ku ndodhet me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi foli në konferencën për mediet, ndërsa është i grumbulluar me kombëtaren e Francës, për letrën e shumëpërfolur dërguar klubit për të komunikuar faktin se nuk do e rinovojë kontratën, që skadon në 2024-ën.

“Nuk e kam dërguar letrën në kohën e grumbullimit me kombëtaren, por e kam bërë më parë. Mendoj se një letër nuk vret njeri dhe nuk e kam menduar se do ofendoj njeri duke e dërguar. Nuk i kontrolloj dot reagimet e të tjerëve dhe sinqerisht as që më intereson”-deklaroi francezi./ SuperSport

Top Channel