Interesim i lartë për ndeshjen me Moldavinë, shiten 16347 bileta për të ndjekur Kombëtaren nga afër

16/06/2023 13:19

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Moldavinë për kualifikueset e EURO 2024, sfidë që luhet në “Air Albania” dhe që do të transmetohet në “SuperSport 2”.

Tifozët kanë shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për të ndjekur Kombëtaren nga afër.

Deri në këto momente janë shitur plot 16347 bileta, ndërsa vazhdojnë shitjet e tjera.

Shqipëria luan kualifikueset për një vend në Europianin 2024 dhe një rezultat pozitiv në “Air Albania” do të ishte shumë vendimtar.

Top Channel