Frymëzuesit e Paqes/ Federata e Paqes në Tiranë vlerëson pesë figura publike

16/06/2023 20:09

Federate Universale e Paqes në Tiranë e cila ka edhe selinë e ambasadës për të gjithë rajonin e Ballkanit ka vlerësuar me titullin “Ambasador të Paqes” pesë figura publike të rëndësishme të jetës publike shqiptare, të konsultuara dhe përzgjedhura nga Këshilli i Paqes në kryeqytet që ka si kryetar gazetarin Dëfrim Met’hasani. 

Pas një programi artistik ku ishte i ftuar edhe tenori Armaldo Kllogjeri, ish banor i Big Brother VIP 2 dhe një tjetër grup artistik folklorik, u vijua me shpërndarjen e certifikatave të ambasadorëve të rinj për paqe, që në këtë vit mbanin moton “Modele Pozitive që Frymëzojnë Paqe”.

Emërimet ishin nga 5 fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare, duke filluar nga gjeneralja majore e vetmja në vend Manushaqe Sheh.

Nga mjekësia ishte zgjedhur professor doktor, okulisti Ali Tonuzi.

Në gazetari, gazetari i Top Channel Ervin Kurti dhe në sport, kampioni i Europës në kërcim së gjati Izmir Smajlaj.

Për të dhënë këto vlerësime ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të Ambasadës së Paqes së paqes.

 

Top Channel