Rrëmbimi i tre anëtarëve të FSK-së, Kurti mbledh nesër Këshillin e Sigurisë
14/06/2023 20:40
Kosova do të mbledh mëngjesin e nesërm Këshillin e Sigurisë.
Takimi urgjent do të mbahet në orën 07:00, dhe vjen pas zhvillimeve të fundit në Veri ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Sipas palës kosovare, njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale në momentin që ndodhi ngjarja.
Top Channel