Klubi i njohur francez dënohet nga Federata, humbet mundësinë e rikthimit në Ligue 1

13/06/2023 10:08

Në javën e fundit, në Ligue 2, Bordeaux diskutonte shanset e rikthimit në Ligue 1, por gjithçka ndryshoi, kjo për shkak se ndeshja me Rodez u ndërpre në pjesën e parë.

Kjo ndodhi sepse tifozët e Bordeaux nuk u përmbajtën pas golit të Rodez në minutën e 22-të, në sfidën e 2 qershorit.

Tashmë, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Franceze të Futbollit ka marrë vendimin që Bordeaux të dënohet me humbje në tavolinë 0-3, që do të thotë se skuadra do të qëndrojë në Ligue 2 dhe kështu “feston” Metz që mori vendin e dytë me tre pikë më shumë.

Drejtuesit e klubit nuk janë pajtuar dhe janë shprehur publikisht se do të apelojnë vendimin, por sipas medieve franceze vështirë se diçka mund të ndryshojë.

Top Channel