Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sot në “Paradën e Krenarisë”, të komunitetit LGBTIQI+, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri u shpreh se beson në të drejtat e njeriut dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe se secili duhet të ketë të garantuar të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin.

Kurti deklaroi se shteti dhe shoqëria duhet të mësojë për komunitetin LGBTIQI+. Ai potencoi se duhet pranuar e respektuar njerëzit ashtu siç janë.

I pyetur nëse i kanë votat për Kodin Civil, kryeministri tha se do të bëjnë maksimumin që ky kod të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA