50 emigrantë u riatdhesuan nga Britania e madhe këtë të premte pasi nuk përmbushnin kushtet për qëndrim.

Sipas policisë së shtetit, ata u kthyen mbrapsht pasi nuk kishin leje qëndrimi. Të gjithë emigrantët e paligjshëm mbërritën në Rinas me avionë.

Kthimi i tyre, sipas uniformave blu, u bë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë së shqiptarë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë policia e shtetit thotë se së bashku me palën britanike po verifikon të gjithë ata shtetas shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar dhe po qëndrojnë aty ilegalisht me qëllim që dhe këta t’i rikthejnë mbrapsht.

Uniformat blu apelojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe rregullat e lëvizjes në BE pasi në rast të kundërt do të ndëshkohen.

Po ashtu policia thekson se është e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtar e qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm në kufi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA