Një muze i ri i mbushur me qindra thesare të mbledhura nga monarkët e Spanjës gjatë pesë shekujve të fundit do të hapet në Madrid gjatë këtij muaji.
E vendosur pikërisht përballë Pallatit Mbretëror, Galeria e Koleksioneve Mbretërore, do të shfaqë piktura, sixhade, mobilie dhe karroca të dekoruara në mënyrë të detajuar.
Shumica e 650 veprave që do të shfaqen nuk kanë qenë më parë të aksesueshme për publikun, dhe se kanë qëndruar të mbyllura në ambientet historike spanjolle.
“Mendoj se kontributi kryesor i këtij muzeu të ri është cilësia dhe rëndësia e pjesës tjetër të veprave të artit që shfaqen në galeri dhe bashkëjetojnë me emrat e mëdhenj. Ka vepra që vijnë nga pallate ose manastire dhe këtu, ne promovojmë një mënyrë tjetër për të parë ato”, u shpreh Lticia Ruíz Gómez , drejtore e koleksionit.
Për të ruajtur interesin e publikut, Galeria e Koleksioneve Mbretërore planifikon të zëvendësojë një të tretën e veprave të saj me artikuj të rinj afërsisht çdo 18 muaj.
“Një e treta e punimeve do të ndryshohen, çdo vit e gjysmë, pak a shumë, sepse ideja është për të treguar gjithë trashëgiminë kombëtare që kemi, që mund të sjellim vepra që restaurohen të ekspozohen dhe më pas, ata mund të kthehen në vendet e tyre origjinale”, tha Ana de la Cueva-presidente e trashëgimisë kombëtare.
Ideja për të ngritur një muze për të ekspozuar koleksionet mbretërore të Spanjës u shfaq për herë të parë gati një shekull më parë, por ajo u ndërpre nga lufta civile e viteve 1936-39.
Ndërtesa moderne që strehon koleksionin ka fituar disa çmime arkitekturore dhe mendohet të shtojë tërheqjen e vizitorëve në muze.
Top Channel