Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur përmes një postimi në Facebook, se xhudistja Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në vendin tonë.

Kurti ka thënë se Majlinda është simbol i suksesit dhe se qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesi, janë tri virtyte të saj, të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.

“Në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”, dje ishim pjesëmarrës në aktivitetin demonstrues të kampiones tonë Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Në palestrën e qytetit të Mitrovicës “Minatori” e cila ishte mbushur përplotë me nxënës entuziast për të takuar Majlindën, ajo së bashku me xhudistë të tjerë demonstruan teknika profesionale të sportit të xhudos.

Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Republikën e Kosovës.

Qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.

Përmes programit të xhudos, përveç që po sigurojmë zhvillimin e sportit në vend, njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm.

Uroj që shumë të tjerë të ndjekin rrugën e suksesit të Majlindës, Norës dhe Distrias.

Kosova është shtet i xhudos!

Ndryshe, i pari i ekzekutivit ishte dje i pranishëm në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, aty ku Majlinda Kelmendi ishte figura kryesore e demonstrimit të këtij sporti në kuadër të programit “Kosova shtet i xhudos”, është shprehur Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA