Deklarata e fortë e Vishajt: Pas 14 majit, punonjësit e administratës duan të largohen, do futen në burg nga ministrat

05/06/2023 22:08

“Pas 14 majit shumë punonjës të administratës dhe punonjës të rëndësishëm nga Energjetika, Ekonomia, Ministria e Shëndetësisë, po më vijnë në zyrë, duan të shpëtojnë nga administrata”-ishte kjo deklarata e fortë e avokatit SaImir Vishaj në Top Story.

Nisur nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Shëndetësisë Joana Duro, Vishaj tha se frika e ndëshkimit ka trokitur dhe punonjësit e administratës duan të largohen nga puna pasi urdhërohen nga eprorët për të firmosur, firmë e cila mund t’i çojë në burg.

Frika e ndëshkimit ka trokitur. Ata kanë një problem, janë futur me vullnetin e lirë, dhe nuk po ikin dot. Një orë e më parë thonë na urdhërojnë shefat të firmosim dhe një ditë do jemi në SPAK. Me dhjetëra duan të shpëtojnë njëherë e mirë nga administratë sepse eprorët i detyrojnë duke i deleguar firmën, sipërfaqe toke p.sh bregdeti po nuk u delegua nga lart nuk vepron ai i Kadastrës nga poshtë. Duan njerëzit e administratës të shpëtojnë një orë e më parë nesër se janë të sigurt që do shkojnë nesër pas hekurave.Drejtuesit e tyre do thonë s’kisha dijeni, firmosi specialisti.  Kjo është formë e piramidës që është ngritur në Shqipëri”-tha Vishaj.

Sipas avokatit Vishaj, SPAK ka minimizuar korrupsionin në vitet e fundit.

Unë them që në 2016 po minimizohet. Nuk mund ta zhdukem dot korrusuonin Po kalojmë në qasje tjetër, del ambasadorja pse u lirua ky, 100 kërkesa të nisura nga prokuroria. Korrupsioni nuk është vetëm ryshfeti ështe edhe mos dhënia e drejtësisë”- shtoi Vishaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA