Marco Asensio e ka mbyllur me Realin e Madridit, skuadër nga e cila do të largohet si lojtar i lirë pas tetë viteve. Gjatë së cilave fitoi 16 trofe në “Santiago Bernabeu”.
Emri i anësorit të djathtë është lidhur me një kalim në Itali, teksa në Premier League e kërkojnë skuadra si Chelsea, Liverpool dhe Aston Villa.
Por, AS shkruan se 27-vjeçari ka arritur marrëveshjen për të vijuar karrierën te PSG. Klub me të cilin pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare.Drejtuesit e Realit tentuan deri në fund për të rinovuar me lojtarin e kombëtares spanjolle. Por Asensio e kishte ndarë mendjen për t’u larguar.
Fakti që nuk ia ka dalë të rikthehet në një titullar fiks tek ekipi i Carlo Ancelottit, ndikoi që sulmuesi i krahut të mos pranojë firmosjen e kontratës së re.
Asensio numëron 285 ndeshje me Real Madrid, duke shënuar 61 gola dhe duke dhënë 32 asistime për shokët e skuadrës.
Top Channel