Sali Berisha i ka dhënë zë sot disa portaleve që publikojnë prej ditësh një lajm se shefja e shërbimit sekret shqiptar Vlora Hyseni, ndodhej prej 10 ditësh në Beograd.

Ky është një nga portalet që këtë lajm e ka publikuar më 29 Maj. Në të thuhej që Hyseni prej 10 ditësh ishte në Serbi. Por këto pamje filmike të datës 22 maj, tregojnë se Hyseni ishte në Tiranë. Ajo u shfaq në rastet e rralla në publik në ceremoninë e prezantimit të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023” të NATO-s, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Mbi këtë tekst në mediat online, reagoi edhe Berisha që e çon shumë larg akuzën ndaj shefes së shërbimi sekret shqiptar, emëruar në këtë detyrë vetëm pak kohë më parë. Më herët ajo ka drejtuar shërbimet sekrete të Kosovës. Top Channel u interesua pranë autoriteteve për të mësuar se ku ndodhet Vlora Hyseni dhe përgjigjia nga disa burime është se shefja e shërbimit sekret nuk është dhe nuk ka qenë në Serbi.

Deri në këtë pikë duket se kemi të bëjmë me një lajm të rremë, aq të zakonshëm në mediat online në Shqipëri dhe që viktimë e të cilit ka rënë edhe Berisha. Por konteksti në të cilin është hequr në publik ky lajm ngre shumë dyshime. Berisha e lidh me Kosovë.

Në veri të Kosovës po ndodhin zhvillime që kanë vënë në alarm të gjithë partnerët strategjikë të shqiptarëve që kërkojnë në një zë ulje të tensioneve dhe qetësi. Ndërkohë çuditërisht nga Tirana vijnë zëra që shkojnë kundër kësaj rryme të qartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Në një kohë kur nga të gjithë kërkohet që të bëjnë thirrje për uljen e tensioneve Berisha bën të kundërtën duke folur mbi një lajm të rremë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA