Tensionet e situatës në veri të Kosovës “u zhvendosën” në Bratislavë të Sllovakisë, ku kryeministri Albin Kurti u pyet lidhur me qëndrimin e tij pas reagimeve të ndërkombëtarëve.
Nga samiti Globsec në Bratislavë, Kryeministri Kurti tha se Komuniteti ndërkombëtar i pranoi rezultatet e zgjedhjeve dhe tani i kundërshton këta kryetarë bashkie. Ai tha se nëse urdhëron kryetarët te largohen nga Bashkia për të shkuar në zyra të tjera “është njësoj si të angazhohesha në krijimin e strukturave paralele”.
Albin Kurti: Pozicioni im i fuqisë vjen nga pozicioni i kryeministrit, pra nga Republika Demokratike e Kosovës dhe ajo që po bëj është puna ime. Nëse unë do urdhëroja kryetarët te largoheshin nga Bashkia për të shkuar në zyra të tjera sot është njësoj si të angazhohesha në krijimin e strukturave paralele. Do i bashkohesha ilegalitetit, dhe nuk mund ta bëj këtë në demokraci, ligji duhet të jetë mbi politikën. Komuniteti ndërkombëtar i pranoi rezultatet e zgjedhjeve dhe tani i kundërshton këta kryetarë bashkie dhe nuk dëshiron të hynë në ndërtesa. Unë politikisht po bëj atë që duhet të bëj. Nuk ka një metodë tjetër. Tani njerëzit mendojnë se unë kam pushtet, por kisha më shumë disa muaj më parë.
I pyetur nëse është i shqetësuar nëse BE do pezullojë liberalizimin e vizave, ai u shpreh se është i frikësuar dhe se po punon për të gjetur një zgjidhje.
Kurti: Së pari pyet nëse je i frikësuar. Jam i frikësuar gjatë gjithë kohës. Ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje dhe nuk duhet të jetë një rrugë e gjatë por duhet të jetë një rrugë treni që do ketë shteti ligjor, reduktimi i policie në bashkitë, dhe zbatim të traktatit që kemi rënë dakord. Sot po kthehemi në sindromën e marrëveshjeve që nuk zbatohen. Kam bërë një listë të gjatë sesi Beogradi ka shkelur këtë listë. Në këtë rrugë treni na duhet dialog intensiv.
Jam gati të takohem me Vuçiç sepse i dua marrëveshjet duke përfshirë edhe vetë menaxhimin e komunave serbe, jam kryeministri i tyre. Unë di çfarë do të thotë të jesh i pa përfaqësuar dhe dua të angazhohem në komunitetin serb. Unë jam i gatshëm që të sigurohemi që serbët të gëzojnë të gjithë të drejtat e tyre në mbrojte të të drejtave të minoriveteve, është një gjë që e mbështes e jam i gatshëm të zbatoj traktatin.
Top Channel