Vijon megaoperacioni policor antikanabis në Kurbin, ku herë është finalizuar faza e shtatë.
Policia me anë të kontrolleve intensive dhe operacioneve të njëpasnjëshme ka gjetur dhe shkatërruar tre minisera të gjetura në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr në Shkopet, brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë narkotikë kanabis.
Gjatë 6 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 7359 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 persona, ndërsa u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Në këtë fazë nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar. Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtij rasti kultivimi.
Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë: “Kurbin/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Nga kontrollet në çdo skaj të qarkut, me skuadra policore dhe dronë, finalizohet faza e shtatë e këtij megaoperacioni. Shkatërrohen 3 minisera të gjetura në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë narkotikë cannabis sativa.
Gjatë 6 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 7359 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet intensive dhe operacionet e njëpasnjëshme, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Si rezultat, është finalizuar faza e shtatë e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, në kuadër të të cilës, në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, u gjetën dhe u shkatërruan 3 minisera brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtij rasti kultivimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“
Top Channel