Shi i dendur në Kuçovë, disa shtëpi të përmbytura
29/05/2023 18:48
Disa shtëpi janë përmbytur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, pas shiut të dendur që përfshiu një pjesë të vendit.
Banorët janë vënë në gatishmëri dhe po heqin me kova ujin nga banesat.
Disa ditë më parë për Top Channel, sinoptikanja Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë edhe për disa ditë këtë javë. Edhe pse vendi do të ketë temperatura të larta, reshjet do të jenë prezente.
Top Channel