Deputetët e Parlamentit finlandez kanë themeluar të martën grupin parlamentar të miqësisë me Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministrja e Çështjeve Evropiane, Tytti Tuppurainen, njëherësh udhëheqëse e grupit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tuppurainen shkruan se: “Sot, deputetët e Parlamentit Finlandez kanë themeluar Grupin Parlamentar të Miqësisë me Kosovën.”

Ish-ministrja e Çështjeve Evropiane do të jetë udhëheqësja e këtij grupi bashkë me nënkryetarin Mikko Savola, deputet dhe ish-ministër i Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA