Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ato të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Sipas ekspertëve dyshohet se këto mbetje i përkasin një personi të nacionalitetit shqiptar të vrarë e më pas të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur. I gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi për KosovaPress se duhet të priten procedurat e tjera deri në marrjen e raportit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e mbetjeve mortore.

Hoti tha ndër të tjera se gërmimet në këtë zonë do të vijojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA