Lidhja e Bill Gates me lojtaren ruse të pokerit ekspozohet nga shantazhi i mikut pedofil Jeffrey Epstein (fotot)

22/05/2023 21:52

Kryemaniaku pedofil Jeffrey Epstein raportohet se kishte kërcënuar milionerin Bill Gates me publikimin e lidhjeve të tij seksuale me një lojtare ruse pokeri, raportohet së fundmi nga hetimet e çështjes, në rrjetin britanik The Sun.

Epstein raportohet se kishte kërkuar që pronari i Microsoft të bëhej pjesë e një fondi bamirësie miliara dollarësh dhe nënkuptonte se nëse Gates refuzonte do të ekspozonte tradhtitë e tij me të renë ruse.

Sipas raportimit fillimisht në rrjetin Wall Street Journal, Gates është njohur me rusen Mila Antonova — asokohe vetëm në të 20-at e saj — në një turne lojrash në vitin 2010 dhe kishin një lidhje intime së bashku.

Kjo, gjatë kohës që manjati i teknologjisë e i vaksinave ishte i martuar me Melinda Gates.

Pronari i prostitutave minorene Epstein ishte takuar me Mila tre vjet më vonë dhe kishte paguar për shkollimin e saj në programim kompjuterik.

Zhvillimet në media thonë se kërcënimi i Epstein për Gatës erdhi në 2017 kur ai i shkroi për financime në disa projekte.

Mediat thonë se në email-e, shantazhuesi Epstein, ashtu si dhe me të tjerë klientë të femrave të tij, përdorte tone kërcënuese duke sinjalizonte se do të ekspozonte aferën nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tij.

67 vjeçari Gates, mohon të ketë të bëjë me pagesat.

Një zëdhënës i tij tha: “Zoti Gates është takuar me Epstein vetëm për qëllime filantropike”, edhe pse Gates rezulton vizitor në ishullin privat të Epstein, i përfolur si një strofkë eksesesh e abuzimesh seksuale për persona të famshëm.

“Pasi nuk arriti ta përfshinte dot Gates në këto çeshtje, Epstein u përpoq të përdorte një marrëdhënie të mëparshme të Gates për ta kërcënuar atë.”

Një video e shpërndarë online në 2010 tregon Mila duke folur për takimin e saj me Gates në një turne lojrash pokeri e brixh.

Në video ajo thotë: “Nuk e munda dot por u përpoqa ta godas me këmbë”.

Sipas gazetës Mila dëshironte të krijonte një biznes online për t’u mësuar njerëzve të luajnë lojën brixh.

Më pas raportohet se Mila ishte prezantuar me Epstein nga këshilltarët e Gates me qëllim të mblidhte donacione.

Ajo kërkonte të mblidhte $500,000, por Epstein nuk investoi te projekti i saj.

Mila më pas vendosi të bëhej zhvilluese programesh kompjuterike dhe atëherë “Epstein pranoi të financonte arsimin e saj”.

Vajza kishte thënë për rrjetin Journal: “Epstein pranoi të paguante shkollën. Nuk kishte asnjë këmbim mes nesh, nuk e di përse e bëri”.

“Kur unë e pyeta ai tha se është i pasur dhe kërkon të ndihmojë nejrëzit”, ka thënë vajza.

Mila shton se ka jetuar në një apartament të paguar nga Epstein në vitin 2014 – por nuk është takuar me të.

Sipas rrjetit Journal, Epstein më pas i shkroi Gates në 2017 për të rimbursuar kostot e shkollimit dhe të merrte pjesë në “fondin e tij të bamirësisë” prej disa miliardë dollarë.

Gates ka pranuar më parë se ka darkuar disa herë me Epstein por insiston se “nuk kishte lidhje biznesi apo miqësie” pas akuzave të prostitucionit e abuzimit që erdhën fillimisht në 2008.

Epstein ka vdekur në burg në 2019 pak para gjyqit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit seksual të minoreneve.

FOTO GALERI
2/3
Kryemaniaku pedofil Jeffrey Epstein raportohet se kishte kërcënuar milionerin Bill Gates me publikimin e lidhjeve të tij seksuale me një lojtare ruse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA