“Defender Europe 2023”/ Shqipëria mirëpret për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Europë

17/05/2023 11:09

Shqipëria mirëpret për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, ku ushtarët amerikanë do stërviten krah për krah me homologët e tyre shqiptarë.

Ditën e hënë, më 22 Maj “Defender Europe 2023” vjen me Ditën e Vizitorëve të Shquar (DVDay) në Tiranë, në Sheshin “Nënë Tereza”. Në aktivitet ndër të tjerë marrin pjesë, Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe 4 gjeneralë të lartë të ushtrisë amerikane.

“Defender Europe 23” zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor. Stërvitja përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

FOTO GALERI
7/34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA