A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Shumë njerëz kanë një listë të gjërave që duan të përjetojnë gjatë jetës së tyre, para se të vdesin.
Për një pensioniste, ambicia e saj e përjetshme ishte shumë më e thjeshtë, pasi ajo donte të shihte burra të zhveshur.
Betty Richardson, 92 vjeç e cila jeton një shtëpi pleqsh, gjithmonë ëndërronte të shikonte një shfaqje striptizmi për meshkuj dhe dëshira e saj iu plotësua së fundmi.
Betty banon në Sway Place në Sway, Hampshire. Banorët shkruan një listë me dëshirat e tyre, por ajo që spikati më shumë, ishte dëshira e 92-vjeçare. Kjo kërkesë duket se nuk i ka habitur miqtë e saj, pasi ata e cilësojnë atë si një person që kënaqet me “fizikun mashkullor” dhe ka “entuziazëm për jetën”.
Kohët e fundit, Betty dhe miqtë e saj u drejtuan në Bournemouth Pavilion, për të parë grupin “Dreamboys”, ku doli shumë e kënaqur.
Pas performancës, ajo tha: Epo, nuk do ta harroj kollaj. Ishte një ëndërr apo isha vërtet atje?
Madje asaj iu tregua se si është jeta në prapaskenë dhe ajo u takua personalisht me kastin. Në disa foto të publikuara shihet se dy nga djemtë i dhanë një puthje në faqe, ndërsa ajo buzëqeshte për kamerën.
Jane Baxter, menaxhere e shtëpisë në Sway Place, tha se dëshira e Betty-t vërteton se “mosha është vetëm një numër”.
“Vizita ishte një sukses i plotë, dhe ishte e mrekullueshme të shihje fytyrën e saj të ndriçuar duke parë performancën. Unë do të doja të falënderoja ekipin e Dreamboys, që e bëri vizitën e saj tepër speciale dhe ekipin në Sway Place që e organizoi për të. Ishte fantastike të shihje Betty-n duke ndjekur ëndrrat e saj.
Alice Woods, drejtoreshë menaxhuese për Dreamboys, tha se ishte e emocionuar që Betty ishte në gjendje të shihte shfaqjen.
Top Channel