Motra dhe vëllai dashurohen më njëri-tjetrin dhe lindin dy fëmijë/ Luftojnë për të drejtën për t’u martuar

02/05/2023 10:12

Ana Parra dhe gjysmë vëllai i saj Daniel Parra nga Spanja, janë takuar pas shumë vitesh dhe ranë në dashuri.

Të dy e dinin ekzistencën e njëri-tjetrit, pasi babai i Anës e kishte braktisur, duke bërë fëmijë me një grua tjetër. Danieli, i lindur nga e gruaja e dytë e babait të tyre, gjithashtu e dinte se Ana ekzistonte. Dyshja më në fund u takua, kur Ana e gjeti atë në rrjetet sociale.

Ajo tha: Nëna ime më tha se babai na kishte lënë për të krijuar një familje tjetër dhe se kishte pasur një fëmijë tjetër.

Daniel Parra shtoi: Dikush më kishte thënë se kisha një motër, por babai im nuk më tregoi kurrë, ishte diçka që ai donte ta fshihte.

Ana gjeti gjysmë vëllanë e saj në Facebook dhe pasi u takuan, u dashuruan me njëri-tjetrin.

Ana tha: Nuk donim ta kuptonim, ishim të inatosur me veten sepse ishte e vështirë të pranonim dhe ta thyenim atë tabu. Jemi vëlla e motra edhe pse nuk ndiheshim ashtu.

Ajo kujtoi edhe momentin kur janë puthur për herë të parë: Ne ishim duke festuar, u afruam ngadalë dhe i dhamë njëri-tjetrit puthjen tonë të parë. Më pas nuk folëm dhe nuk u takuam, na vinte turp për atë që kishte ndodhur.

“Ajo puthje theu të gjitha barrierat”, tha Daniel.

Pas vetëm disa ditësh, ata e kuptuan se nuk mund të vazhdonin pa u parë përsëri.

Daniel tha: Imagjinoni të pëlqeni një vajzë dhe për një arsye morale, të ndalohet të jesh me të. Është vërtet e vështirë të përballesh me të.

Ata filluan të kalonin kohë së bashku, pa treguar se ishin në një marrëdhënie romantike. Vetëm pas një udhëtimi në Londër, ku ata mund të silleshin si një çift normal, vendosën të bëjnë publike lidhjen e tyre.

“Ajo ishte hera e parë që mund të themi se silleshim, në publik, si një çift i vërtetë. Dolëm për darkë, bënim shëtitje. Ishte si një shpërthim lirie”, u shpreh Ana.

Çifti vendosi të dilte publikisht në TV dhe të fliste për dashurinë e tyre.

Ana tha: Nuk kishim dëshirë t’i tregonim të gjithëve historinë tonë një nga një, prandaj vendosëm ta tregonim në këtë mënyrë.

Ata u pritën shpejt me një lumë kritikash në internet.

Ana tha: Ka njerëz që na kanë shkruar në rrjetet sociale duke na thënë se do të digjemi në ferr.

Por kjo nuk e pengoi çiftin të vazhdonin lidhjen e tyre, të cilët tani kanë dy fëmijë, pesë dhe tre vjeç. Fëmijët e dinë se prindërit e tyre janë gjysmë motër e vëlla.

Pavarësisht rrezikut më të lartë për të lindur me një lloj sëmundje recesive, për shkak të lidhjes gjenetike të prindërve, fëmijët janë plotësisht të shëndetshëm. Edhe pse incesti nuk është një krim në Spanjë, Kodi Civil spanjoll ndalon martesën midis të afërmve. Çifti tani po përpiqet që të lidhin kurorë në vendin e tyre.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA