Në Shqipërinë e 30 viteve të kaluara, në atë regjim, 1 Maji ishte një dite feste dhe jo proteste. Por 1 Maji i vitit 2023 është ndryshe.

“Sot është 1 Maj dita ndërkombëtarë e punonjësve por punonjës në Shqipëri nuk ka”, tha Erion Muça, Ekspert Punësimi.

Në çdo rrugicë në kryeqytetit mbi xhamat biznese gjen një lajmërim, kërkojmë punëtor. Për këtë e ka një arsye.

“Ka një valë të madhe emigrimi dhe është e vërtetë që çdo biznes është duke kërkuar punëtorë sepse nuk ka. Dhe nuk ka punëtor sepse kanë vendosur të emigrojnë për shkak të kushteve jo të mira të punës që vijnë nga një pagë jo e mirë”.

Për ekspertin e punësimit, Erion Muça, kompanitë shqiptare morën atë që kërkuan prej 3 dekadash.

“Sipërmarrjet po vuajnë pasojat e trajtimit jo të denjë që kanë marrë këto 30 vite tranzicion. Tani jemi në stadin ku janë punonjësit që zgjedhin punën dhe kompaninë që duan, nuk janë më kompanitë ata që përzgjedhin dhe ky ndryshim rolesh ka ardhur si rrjedhojë e pakënaqësisë së punonjësve”.

Për protestuesit Inspektoriati i Punës nuk ka qenë në krye të detyrës për të mbrojtur punëmarrësin, por me heshtjen e tij, i ka dhënë të drejtën pronarëve të keqtrajtonin punëtorët.

“Duhet të kuptojmë që legjislacioni jonë është jashtëzakonisht i plotësuar sa përcakton edhe sasinë e lagështisë në vendin e punë, të dritës. Të gjitha këto detaje duket që institucionet janë të ngarkuara me punë për t’i mbikëqyrur dhe kështu janë kthyer në një çerdhe rrogash”, tha një nga protestuesit.

Edhe kësaj here numri i protestuesve që kërkojnë të respektohet të drejtat e punëtorëve që i pakët. Kjo proteste nuk është optimiste as për vetë pjesëmarrësit.

“Aktivist ti nuk je vetëm për një maj, por aktivist duhet të jemi çdo ditë”, deklaroi protestuesja.

Punë ka por, jo punëtorë. Shumë biznese janë munduar që mungesat e stafit t’i zëvendësojnë më punëtor nga vendet e botës së tretë, por për këta të fundit Shqipëria është vetëm rruga që të çon drejt Evropës, dhe jo vendi ideal për punuar dhe jetuar.

 

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA